Katër “helmet” e bardha që konsumojmë çdo ditë

19/11/2014 00:00

A është qumështi një ushqim i shëndetshëm? Të mirat e konsumit të tij janë provuar prej dekadash nga studime shkencore e nutricioniste. Kur konsumojmë qumësht e dimë se bën mirë për kockat, ul rrezikun e sëmundjeve kadriovaskulare, etj.

Por, një studim suedez i cili nuk është i vetmi në këtë fushë ka dalë në rezultate surprizuese. Nën vëzhgim për 20 vite me radhë janë marrë  100 000 burra e gra dhe përfundimi ka tronditur jo pak e ka ngjallur debate.

Të rriturit që konsumonin 3 apo më shumë gota me qumësht gjatë ditës janë më pranë sëmundjeve kancerogjene dhe atyre kardiovaskulare krahasuar me personat që nuk pijnë. Qumështi redukton aktivitetin e nje enzime duke e bërë pothuajse inekzistente si dhe shkakton fryrje të barkut, irritim, alergji etj.

Por nuk është vetëm kjo! Për shkakt të ndryshimit të cilësisë e rritjes së sasisë së konsumit për person, elemente ushqimorë të cilët i përdorim çdo ditë si kripa, sheqeri e mielli i bardhë konsiderohen si shkatërrues të heshtur të shëndetit.

Mielli i bardhë gjendet te buka, makaronat, brioshët etj. Për shkak të konsumit të tij dhe jo produkteve integrale shkaktohet përgjumje e përhumbje.

Duhet të konsumojmë një kilogramë kripë në vit, por në realitet konsumojme 10. Kjo kryesisht për shkak të ushqyerjes me produkte të konservuara, por edhe teprimi me sasinë. Kjo gjë shkakton tension të lartë, probleme me tretjen, pagjumësi, nervozizëm, lodhje kronike, humbje të kalciumit në kocka etj.

Asnjë person në moshë madhore nuk ka nevojë që të konsumojë sheqer më tepër nga ai që përmbajnë ushqimet. Konsumi me tepri ndikon në procesin e prodhimit të insulines, shkakton lodhje, redukton përqendrimin,  sjell prishje të kthjelltësisë mendore, humbje energjie, por edhe diabet.

Top Channel