Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë

19/11/2014 00:00

Partizani – Laçi, Vllaznia –Kukësi janë dy çerekfinalet e para të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që çiftet e tjera do të përcaktohen pas ndeshjeve Skënderbeu -Tërbuni dhe Tirana – Bylis.

Partizani me lojtarë rezervë shkatërroi 4-1 Lushnjën, një rezultat që i ngre moralin skuadrës së Shpëtim Duros para supersfidës me Kukësin në Superligë.  Në raundin tjetër të kuqtë do të përballen me Laçin i cili mposhti 2-0 Elbasanin edhe në ndeshjen e dytë.

Flamurtarit nuk i është dashur të djersisë aspak ndaj Veleçikut, pasi ekipi nga Kopliku nuk u paraqit në ndeshjen e kthimit. Me shumë gjasa kundërshtari i ardhshëm i vlonjatëve do të jenë kampionët e Skënderbeut.

Ka fituar edhe Kukësi ndeshjen e kthimit me Pogradecin, duke regjistruar edhe ata emrin e tyre mes skuadrave çerekfinaliste, ndërkohë që Vllaznia barazoi pa gola me Kastriotin dhe kualifikohet falë fitores së parë 4-0 ndaj krutanëve.

Top Channel