Meta: 2015, viti i bujqësisë

19/11/2014 00:00

I pranishëm në inaugurimin e një ferme në Fushë Krujë, e cila do të zhvillojë aktivitetin saj në fushën e bujqësisë, kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se viti 2015 do të jetë viti i bujqësisë.

“Unë nuk do të nguroja ta quaja vitin e ardhshëm 2015 si vitin e bujqësisë, vitin e blegtorisë, vitin e peshkimit. Në rast se nuk do të arrihet ai hop cilësor i pritshëm, absolutisht që ky do të ishte një dështim i papranueshëm për të gjithë ne, pasi si asnjëherë tjetër janë krijuar kushte për një shpërthim të bujqësisë shqiptare. Tani ka ardhur koha për t’i kthyer sytë të gjithë nga bujqësia, nga blegtoria dhe peshkimi, sepse janë resurse të jashtëzakonshme për një rritje më të madhe ekonomike të vendit”, deklaroi Meta.

Në fjalën e tij, kryeparlamentari shprehu vendosmërinë e Kuvendit që të ndjekë implementimin e kësaj pakete dhe gjithë këtyre masave, sepse ato duhet të kenë pasoja efikase.

Top Channel