I hapet rruga ndërtimit të xhamisë

19/11/2014 00:00

Vendimi i qeverisë për shpronësimin e truallit privat i hap dritën jeshile ndërtimit të xhamisë në Tiranë. Zv/kryeministri Niko Peleshi tha se shpronësimi do të bëhet me vlerën e plotë sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa kërkesa është shyrtuar nga një komision i posaçëm.

“Leja e ndërtimit e lëshuar më 3 tetor të këtij viti dhe vendimi i sotëm i qeverisë për ndërtimin e muzeut i hapin rrugën ndërtimit të xhamisë së Namazgjasë. Vendimi i sotëm ka të bëjë me marrjen e përgjegjësisë nga qeveria për të paguar shpërblimin për shpronësimin e pronës private. Kemi ndjekur të gjitha proçedurat e parashikuara me ligj për vlerësim të drejtë dhe për njoftimin brenda afateve ligjore të pronarëve. Qeveria ka vendosur t’i dëmshpërblejë ata qind për qind”, deklaroi Peleshi.

Ai shtoi se ky vendim u jep fund tejzagjatjeve dhe se më në fund komuniteti mysliman do të ketë një objekt dinjitoz kulti në kryeqytet.

Top Channel