“Nuk ngjaj aspak me personazhin që interpretoj”

19/11/2014 00:00

Në filmin ‘Horrible Bosses 2’ interpreton rolin e një femre të varur nga seksi, por Jennifer Aniston ka deklaruar se personazhi i saj është komplet ndryshe nga vetë ajo.

“Unë jam e kundërta e personazhit, por ishte bukur të luaje një rol të tillë. Mendoj se është ëndrra e çdo aktoreje të interpretojë një monstër të tillë”, deklaroi 45-vjeçarja.

Filmi i dytë që i kushtohet shefave të këqinj sheh tre personazhet kryesorë: Nick, Kurt dhe Dale (të interpretuar nga Jason Bateman, Jason Sudeikis dhe Charlie Day) që mundohen të hapin një biznes të tyrin për të shpëtuar nga sjellja e shefave.

Top Channel