Sot është një ditë e re, një mëngjes që mendojmë ta nisim ndryshe. Pa zhurmën e një ditë të mëparshme dhe mbi të gjitha duke u munduar t’i kushtojmë më shumë kohë vetes.

Por sa e arrijmë këtë qëllim?

Një studim i bërë në Britani tregoi se rreth 61% për qind e të rriturve nuk kanë mjaftueshëm kohë për t’u marrë me veten, për t’u qetësuar, çka i çon ata në stres, lodhje dhe depresion.

Të rinjtë në shoqërinë shqiptare i kushtojnë më shumë orë dhe minuta veçanërisht pamjes fizike, ndonjëherë edhe në varësi të aktiviteteve.  

Psikologia Fabiola Egro shprehet se ky kujdes vjen natyrshëm dhe me kalimin e moshës gjithçka ndryshon. Kujdesi për pamjen fizike kalon në plan të dytë, sa më shumë kalojnë vitet. Megjithatë, pak kohë duhet gjetur për t’u ndier mirë.

Përtej kujdesit për veshjen dhe make-up-in, ajo që ka më shumë rëndësi është koha cilësore me veten. Sipas studimit britanik, të rriturit kanë nevojë rreth 20 orë në javë për pushim mendor që të ndjehen të qetë e të freskët. Psikologia Fabiola Ergo shprehet se mungesa e kohës për veten shton lodhjen dhe depresionin. Ndaj një orë në ditë, sipas saj do të ndihmonte për një shkëputje nga jeta e vrullshme. Prandaj ndaluni dhe mendoni edhe për veten. Pak çaste pushim do t’u shërbenin për të ulur stresin!

Top Channel