“Mund t’i kesh të dyja: familjen dhe karrierën”

20/11/2014 00:00

Është nënë e përkushtuar e dy fëmijëve dhe një aktore e nominuar shumë herë për çmim Oscar. Julianne Moore i ka arritur këto gjëra duke marrë shembull idhullin e saj Meryl Streep.

“Kam qenë në gjimnaz kur lexova një intervistë të Meryl Streep, një aktore e mrekullueshme që ka arritur të ketë një familje, një martesë dhe një karrierë. I thashë babait që doja të bëhesha si ajo”, tha Moore për revistën ‘Glow’.

“Mamaja më ka mbështetur gjithmonë. Ajo më thonte që mund të kisha edhe familjen, edhe karrierën. Më këshilloi të mos i vija limite vetes”, shtoi aktorja e cila ka 16 vite e martuar me regjisorin Bart Freundlich.

Në lidhje me filmat e saj, Julianne Moore deklaroi: “Nuk më intereson të shoh filmat e mi, thjesht më pëlqen të jem në to.”

Top Channel