Lezhë, gjendet i varur 30-vjeçari, policia nis hetimet

20/11/2014 00:00

Një person është gjetur i varur në bodrumin e një pallati të
papërfunduar në Lezhë. Burimet nga policia thonë se viktima është rreth
30 vjeç, por nuk ka mundur që ta identifikojë.

Në sallën operative të Policisë së Lezhës, në orën 09:16, të mëngjesit të sotëm ka mbërritur një telefonatë e cila njoftonte se në afërsi të Katedrales së Lezhës gjendet një trup i varur, në bodrumin e pallatit.

Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e vdekjes së 30 -vjeçarit.

Policia po heton në dy pista, atë të vrasjes dhe vetëvrasje, duke i mëshuar më shumë kësaj të fundit. Motivet që çuan të riun drejt vetëflijimit ende nuk dihen nga ana e policisë, por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Trupi është dërguar në morg, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Top Channel