Një djalë rus i cili i shpëtoi për mrekulli vdekjes kur u godit nga rryma elektrike thotë se tani ka marrë fuqi magnetike.

12-vjeçari Nikolai Kryaglyachenko u rrëzua në tokë kur preku një tel të këputur në një shtyllë drite në rrugë dhe ditën tjetër e pa veten me superfuqi.

“U ktheva në shtëpi normalisht pasi nuk ndjeva ndonjë gjë të madhe. Kur u zgjova në mëngjes pashë që disa monedha që i kisha lënë në shtrat më ishin ngjitur në trup. Më pas, duke ngrënë mëngjes pashë që luga i afrohej vetë trupit tim. Mund të bëj gjëra që nuk mund t’i bëja dot më parë, por ende nuk e kontrolloj plotësisht fuqinë time”, tregon Nikolai.

Tashmë, Nikolai ka vendosur që në vend të zjarrfikësit, kur të rritet do të bëhet një superhero që të ndihmojë njerëzit.

Top Channel