Një vajzë e vogël indiane e cila ankohej për dhimbje të forta të gojës zbuloi kur shkoi te dentisti se kishte plot 202 DHËMBË.

Nga grafia u pa që 7-vjeçarja vuante nga një tumor që bën që indet normale dentare të rriten në mënyrë të çrregullt. Vajza iu nënshtrua një operacioni që zgjati 2 orë për të hequr dhëmbët e tepërt të “varrosura” në mishrat e dhëmbëve.

Dr Ajoy Roychoudhary tha: “Është e rrallë të shohësh një strukturë të tillë dentare në një fëmijë të vogël. Ishte shokuese. Edhe pse heqja e këtyre dhëmbëve të vegjël është e thjeshtë, procedura kërkon një saktësi të madhe pasi një gabim i vogël mund të shkaktojë frakturë në nofull dhe një deformim të përhershëm.”

Mësohet se vajza është rekuperuar mirë pas operacionit dhe ka nisur të përtypë normalisht ushqimin.

Top Channel