Basha: Rezoluta e PPE, motivim për opozitën

20/11/2014 00:00

Pas kthimit nga Brukseli, së bashku me rezolutën e Partive Popullore
Europiane, kryetari i demokrateve tha se ndjehej më i inkurajuar në
betejën opozitare, betejë e cila mesa duket do të vijojë të bëhet jashtë
Parlamentit, institucion që Lulzim Basha në deklaratën e gjatë e
përmendi vetëm një herë.

“Kriminalizimi dhe krijimi i repartit të dhunës në Kuvendin e Shqipërisë nga Edi Rama për t’i mbyllur gojën opozitës është damka më e madhe dhe shpërdorimi më i madh që i bëhet parlamentit dhe parlamentarizimit, e paimagjinueshme dhe e papranueshme kjo për të Europën”, tha Basha.

Vendimin per kthimin ne parlament, Basha duket se ia le angazhimit te Komisionit Europian, kur e theksoi kete pike te rezolutes se partive te djathta europiane, e cila i kerkonte KE-se per te monitoruar dialogun politik ne vend siç ka bere ne te shkuaren.

Por rezoluta e PPE-ve duket se i ka dhene Bashes edhe nje siguri tjeter, fale se ciles ai ngre tonin ne apelin ndaj dyshes Rama – Meta per t’u zbrapsur nga ai qe quan kursi antikushtetues dhe antidemokratik i tyre.

“Dua të informoj shqiptarët se rezulta e PPE është rezulota e një partie që ka shumicën ne Parlamentin Europian, se PPE dhe anëtarët e saj, qeverisin shumicën e shteteve të BE-së, qëndrimet e PPE-së reflektojnë qëndrimet e qeverive në fjalë. Shqipëria në Europë nuk mund të ketë asnjë shans pa Europën dhe aq më keq kundër Europës”, tha Basha.

Por mbeshtetja qe arriti te siguronte ne rradhet e partive te djathta europiane, per Bashen eshte edhe nje mbeshtetje per qytetaret shqiptare.

“Për të zbritur në sheshin “Skënderbej, të shtunën në orën 12:00 për t’i thënë Qeverisë se populli, qytetarët dhe interesat e tyre janë të përhershëm dhe Qeveritë ose i dëgjojnë dhe i zbatojnë këto interesa ose bien”, theksoi kreu i PD-së.

Por pavaresisht kesaj, Lulzim Basha nuk e konsideron politike protesten e paralajmeruar te 22 nentorit.

“Opozita do të vazhdojë të bëjë të sajën, derisa kjo Qeveri të detyrohet të tërhiqet nga rritja e taksave, e cmimit të energjisë, nga përdorimi abuziv i kamate vonesave abuzive për të goditur shtresat më në nevojë. E shtuna është dita e cdo shqiptari dhe natyrisht opozita do ta vazhdojë këtë aksion deri në përfundimin me sukses të kësaj kauze qytetare”, tha Basha.

 

Top Channel