Moti polar godet SHBA, Garda Kombëtare zbret në terren

20/11/2014 00:00

Shtetet e Bashkuara janë në darën e ngricës. Nga njeri skaj i vendit ne
tjetrin duken te medha gjasat e nje perseritje te skenarit te vitit qe
shkoi kur “vorteksi polar” solli me vete nje vale te ftohti te acarte.

Çështja eshte qe kete vit dimri e debora mberriten pak me shpejt nga sa shenohet ne kalendar, duke lene te mbuluar nga bora gati gjysmen e Amerikes, thone mediat e huaja.

I ashper titulli i “Corriere della Sera-s”: New York-u, thote prestigjozja italiane, eshte varrosur nga bora. 7 jane viktimat e ngrices ne kete shtet, ndersa gjithmone sipas gazetes italiane, eshte regjistruar edhe mengjesi me i ftohte i nentorit qe prej vitit 1976.

Me e ashper paraqitet situata ne Buffalo.Qyteti eshte mbuluar nga gati dy metra debore. Brenda me pak se 24 oreve ka rene aq debore sa per te gjithe sezonin. Edhe pse stuhia e eger pushoi dhe koha u hap, guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo kujtoi se sa te paparashikueshme mund te jene kapricot e motit.  

“Ne nje fare menyre, perpara se te behet me mire do shkoje me keq. Mos u mashtroni nga moti. Shikoni nga dritarja sot e jashte shkelqen dielli, por gjendja mund te ndryshoje shume shpejt. Debora po vjen, ndaj situata mund te veshtiresohet”, tha Andrew Cuomo.

Me shume se 100 pjesetare te Gardes Kombetare jane shperndare ne rruget e New York-ut per te ndihmuar ne pastrimin e tyre e per te levizur automjetet e bllokuara. Ne disa pjese te vendit, shkollat jane mbyllur e ka pasur probleme te medha te trafikut. Qe prej dites se shtune, ne te gjithe Shtetet e Bashkuara, jetet e humbura nga vala e te ftohtit jane 20. Vdekje per shkak te motit te ashper raportohet edhe ne New Hampshire e Michigan, u ka pasur dhe raste qe njerezit kane mbetur ne makinat e tyre per nje dite e gjysmë. Ekspertet flasin per nje stuhi teper te rrezikshme, e cila nuk duhet nenvleresuar.

Top Channel