Presidenti i zgjedhur i Rumanisë Klaus Iohannis ka ndërmend ta bëjë
luftën kundër korrupsionit një prej prioriteteve të tij. Ishte një
premtim i hedhur që në fushatë, e i përforcuar tani pas konfirmimit në
krye të shtetit nga vota e shumicës se rumuneve që morën pjesë në
zgjedhjet presidenciale.

Diferenca e ish-kryebashkiakut etnik gjerman me rivalin Viktor Ponta, ishte e thelle. Iohannis e ka theksuar ne me shume se nje rast se niveli mjaft i larte i pjesemarrjes ne votime, ishte nje sinjal per politiken.  

“Kete proces mund ta quaj historik. Pjesëmarrja mjaft e lartë. E gjithë bota mundi të shihte se sa i fortë është vullneti i qytetarëve rumunë për demokracinë dhe lirinë. Qe dicka vertet e mahnitshme! Perpos kesaj, unë besoj se e kam thyer një sere stereotipesh dhe paragjykimesh se si bëhet politikë dhe çfarë mund të të bëhet në Rumani. Votuesit e kanë kuptuar këtë. Zëri i tyre dhe sidomos pjesëmarrja masive në balotazh na dha të gjithëve një sinjal të qartë: rumunët duan një ndryshim të thellë në mënyrën se si bëhet politikë në vendin e tyre”, tha Iohannis.

Në një interviste dhene “Deutsche Welle-s”, ai shprehet se do te luftoje per nje Rumani te forte e te begate, e per kete ka nje vizion te qarte. Ajo qe do te synoje eshte nje vend ku projektet e nisura çohen me sukses deri në një fund, ku ligji vlen për të gjithë, dhe ku politikanët dhe institucionet janë në shërbim të qytetarit. Në programin e tij, Ioannis ka propozuar 11 fusha, ku thote se lipset gjetja e nje konsensusi me shoqërinë dhe klasën politike.

Ato përfshijnë kryesisht sistemet e mëdha shtetërore të shëndetësisë, të arsimit, të pensioneve, por edhe fushën e ekonomisë. Kreu i ri i shtetit rumun e gjykon si thelbesor rolin e presidentit kur vjen puna tek respektimi i sundimit te ligjit, pavaresia e gjyqesorit e lufta pa kompromis kunder korrupsionit ; elemente keto te nje rendesie kyçe per demokracione ne vend, dicka qe duhet ta kene kuptuar tashme te gjithe qeverite e te gjitha palet e skenes politike.’Ne nuk na duhen vetëm deklarata,- shtoi Ionannis,- por kemi shume nevoje për vepra’.

Top Channel