Zyrtare: Alonso largohet nga Ferrari, zëvendësohet nga Vettel

20/11/2014 00:00

Lajmi që të gjithë e dinin është zyrtarizuar tashmë: Fernando Alonso dhe Ferrari do të përfundojnë bashkëpunimin e tyre në përfundim të këtij sezoni.

Ka qenë vetë skuderia legjendare italiane ajo që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një komunikate ku nënvizon 1186 pikët dhe 11 fitoret që piloti spanjoll ka arritur në 5 vitet e tij me “Kokëkuqen”.

Edhe Alonso ka shkruar shkurt në Twitter: “Pilot i Ferrarit. Eksperiencë. Krenari. Faleminderit.”

Në vend të tij Ferrari ka marrë katër herë kampionin e Formulës 1, Sebastian Vettel. Ferrari ka komunikuar se ka arritur marrëveshjen me pilotin gjerman për një kontratë 3-vjeçare.

Top Channel