Vettel: Do jap gjithçka për Ferrarin

20/11/2014 00:00

“Kur isha fëmijë, Michael Schumacher te Ferrari ishte idhulli im më i madh dhe tani unë ndihem shumë i nderuar që kam mundësinë të jem pjesë e kësaj skuderie.”

Këto janë fjalët e Sebastian Vettel menjëherë pasi është zyrtarizuar kalimi i tij te “Kokëkuqja” për vitin e ardhshëm.

“Me një motor Ferrari kam fituar Cmimin e Madh të Monzës së vitit 2008, një fitore e veçantë pasi ishte e para në karrierë për mua”, deklaroi piloti gjerman, aktualisht te Red Bulli.

“Ferrari ka një traditë të madhe në Formulën 1 dhe jam shumë i motivuar të ndihmoj skuadrën për t’u ringjitur në maja. Do të luftoj me mish e me shpirt që kjo gjë të ndodhë”, shtoi Vettel.

Top Channel