Alonso: Mendova largimin që vitin e kaluar

20/11/2014 00:00

Pak pas njoftimit zyrtar të Ferrarit, Fernando Alonso dha shpjegime për largimin e tij nga skuderia italiane.

“E kishim biseduar edhe vitin e kaluar, por pritëm për shkak të rregullave të reja dhe makinës së re. Në verë kuptova që duhet të ndryshoja. Vetëm koha do të tregojë nëse vendimi që kam marrë ka qenë i drejtë apo i gabuar. Një gjë është e sigurtë: eksperienca ime te Ferrari ka qenë fantastike. Nuk e kemi fituar titullin, por jam krenar për tre vendet e dyta”, tha piloti spanjoll.

Alonso bën edhe bilancin e 5 viteve te Ferrari: “Jam rritur si pilot dhe si njeri. Jam i privilegjuar për atë që kam arritur dhe që kam përjetuar. Stafi ka qenë spektakolar, kam mësuar shumë gjëra në të gjitha aspektet.”

Kur u pyet nëse vitin tjetër do të donte si shok skuadre Jenson Button te McLaren, Alonso tha: “Nuk e di për kë do pilotoj vitin tjetër.”

Top Channel