Shkodër, sherr mes të rinjsh, plagosen dy prej tyre

20/11/2014 00:00

Dy të rinj janë plagosur rëndë me armë të ftohta në qytetin e Shkodrës.
Sipas policisë dy grupe të rinjsh janë përleshur me njëri-tjetrin në
ambientet e një lokali nate në zonën e quajtur, “Rruga e Dollarit”.

Dy te plagosurit jane nga fshati Hajmel i Shkodres dhe nje prej tyre eshte ne gjendje kritike per jeten.

Policia ne oret e para te mengjesit ka shoqeruar kater persona dhe eshte duke punuar per kapjen e autoreve te ngjarjes.

Top Channel