James Franco si Kim Kardashian

20/11/2014 00:00

James Franco postoi të enjten në Facebook një foto të tijën krejtësisht nudo në mes të pyllit.

Aktori ka pozuar me këmbë të hapura dhe me duar të kryqëzuara rreth gjoksit, në një foto të cilën e ka shoqëruar me shkrimin: “Nudo dhe i frikësuar.”

James Franco është qethur zero kohët e fundit për rolin në filmin ‘Zeroville’, një përshtatje kinematografike e romanit të vitit 2007 me të njëjtin titull nga Steve Erickson.

Ndoshta kjo foto është një skenë nga filmi, por duke njohur bëmat e aktorit James Franco, ka shumë mundësi që ta ketë bërë thjesht për qejf.

Top Channel