Të shtëna me armë në Universitetin e Floridës

20/11/2014 00:00

Momente terrori në Universitetin e Floridës në Shtetet e Bashkuara, ku një person ka hapur zjarr në një nga bibliotekat e kampusit, duke plagosur tre persona para se të vritej nga policia.

Ende nuk është e qartë se cilat janë kushtet shëndetësore të të plagosurve, apo nëse bëhet fjalë për studentë.

Zëdhënësi i policisë që kontrollon zonën e kampusit ka deklaruar se të shtënat ndodhën pak momente pas mesnatës, me orën lokale.

Menjëherë të shtënat kanë shkaktuar panik, me shumë studentë që kanë marrë arratinë nëpër korridoret dhe shkallët e godinës.

Personi i armatosur më pas është vrarë nga një agjent i policisë që iu përgjigj zjarrit. Më pas universiteti është mbajtur i mbyllur për rreth dy orë.

Ngjarja vjen pak javë pas një ngjarjeje të ngjashme të ndodhur në Siatëll të Uashingtonit, ku nga të shtënat e një të riu në një shkollë të mesme mbetën të plagosur 4 persona, të cilët ndërruan jetë ditët në vazhdim për shkak të plagëve të marra.

Vetë autori i kësaj ngjarjeje mbeti i vrarë, por jo nga ndërhyrja e policisë. Ai u përlesh me një mësuese që u përpoq ta ndalonte dhe nuk është e qartë nëse u vetëvra apo arma u shkrep aksidentalisht gjatë përplasjes.

Top Channel