“Marley Natural”, marka botërore e hashashit

20/11/2014 00:00

Me anë të muzikës fitoi famën dhe nëpërmjet famës u bë një zë i fuqishëm në vitet ’70 pro liberalizimit të hashashit, të cilin në mënyrë demostrative e konsumonte edhe nëpër skenat e koncerteve të panumërta.

Sot, kur kanë kaluar më shumë se 3 dekada nga vdekja e tij, familjarët e Bob Marley-t hedhin në treg markën e tyre të kanabisit, të cilin e quajnë marka e parë globale e tij.

“Marley Natural” do të jetë emri i markës që do të përdoret në prodhimin e çokollatave, karameleve dhe ëmbëlsirave të tjera.

Hashashi në fjalë po përpunohet nga “Privateer Holdings” në shtetin e Uashingtonit në veri-perëndim të Shteteve të Bashkuara dhe që nga viti i ardhshëm pritet të nisë shitja fillimisht në SHBA e më pas në gjithë botën.

Cedella Marley, vajza e këngëtarit të famshëm xhamajkan u shpreh entuziazte dhe deklaroi se nëse do të ishte gjallë, babai i saj do të ndjehej krenar për këtë.

“Im atë do të ishte shumë i lumtur kur të shihte njerëzit që do të kuptonin vetitë e fuqishme shëruese të barit”, thotë ajo.

Kreu ekzekutiv i kompanisë që po merret me prodhimin e markës, Brendan Kennedy thotë se Bob ishte ndër të parët që 5 dekadë më herët nisi lëvizjen për t’i dhënë fund ndalimit të kanabisit.

Top Channel