Kthimi i fëmijëve të emigranteve, shumica nuk njohin shqipen

20/11/2014 00:00

Kriza ekonomike që ka përfshirë Italinë dhe Greqinë ka renduar mjaft
edhe mbi emigrantet shqiptare, te cilet kane gjetur si zgjedhje kthimin
ne vendlindje.

Gjate vitit 2013, sipas raportit “Femijet ne levizje”, në Shqipëri rezultojne se jane mbi 1 mije femije shqiptare, te cilet hasin veshtiresi te medha per te perfituar nga sistemi arsimor, pasi nuk e njohin gjuhen shqipe.

“Të dhënat e mbledhura nga intervistat dhe burime të ndryshme tregojnë se numri i fëmijëve që janë kthyer vetëm gjatë periudhës janar-shtator 2013 nga Greqia dhe nga Italia, flasin për 451 fëmijë nga Greqia dhe 758 fëmijë nga Italia. Pra, është një numër i konsiderueshëm dhe shumica e këtyre fëmijëve nganjëherë nuk e flasin fare gjuhën shqipe, pra nuk mund të shkojnë as në shkollë, nuk e dinë se ku të shkojnë, apo nuk janë të regjistruar. Ata kanë lindur në një vend tjetër dhe nuk e kanë regjistrimin e tyre në Shqipëri dhe duhet të presin me muaj të tërë”, tha Jezerca Tigani, drejtore e “Terre Des Homes”

Ne Diten Nderkombetare te Miratimit të Konventes per te drejtat e femijeve, pjestare te shoqerise civile kane zhvilluar nje marshim dhe kane kerkuar para Kryeministrise, krijimin e nje regjistri kombetar, ku te shenohet emrat e te gjithe personave qe kane bere krime ndaj femijeve.

Top Channel