Hakerët rusë përgjojnë webcam-et personale në Perëndim

20/11/2014 00:00

Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë dhënë alarmin për rrezikun që i kanoset privatësisë së qytetarëve britanikë dhe atyre të vendeve të tjera.

Sipas BBC, një faqe ruse interneti publikon në kohë reale pamje që mbërrijnë nga kamera webi dhe telekamera me qark të mbyllur në të gjithë botën, duke mundësuar kështu përgjimin e atyre që ndodhin në shtëpitë e qytetarëve dhe në një seri vendesh publike.

Christopher Graham, shef i organizmit britanik për mbrojtjen e të dhënave i ka bërë apel qeverisë së Moskës që të mbyllë faqen e internetit, ndërkohë që ka kërkuar bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara.

Mes pamjeve që transmetohen në rrugë “streaming” nga faqja ruse janë për shembull edhe ato që vijnë nga kamera webi që përdoren për të kontrolluar foshnjat në dhomën e tyre apo nga zyra e palestra të Mbretërisë.

Sipas ekspertëve, hakerat arrijnë me shumë lehtësi të rekuperojnë online fjalëkalimet e telekamerave, që në shumë raste janë ato të ofruara për shkak “default-i” nga prodhuesi.

Autoritetet britanike u kanë kërkuar qytetarëve që disponojnë aparate të tilla që të ndryshojnë flakëkalimet me qëllim rritjen e masave të sgiurisë.

Llogaritet që janë rreth 500 “feed-et”, ose flukset e pamjeve që vijnë nga një burim video dhe që faqja ruse i ofron online, nga Britania e Madhe.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara numërohen rreth 4.600 kamera webi të mbikëqyrura, në Francë mbi 2 mijë dhe në Holandë mbi 1.500.

Top Channel