Dhoma Amerikane e Tregtisë: Kompanitë, më shumë rol në Shqipëri

20/11/2014 00:00

Kontributi që sektori privat mund të japë në çështje që shqetësojnë
komunitetin sic është mbrojtja e mjedisit, ishin në fokus të takimit të
Dhomës Amerikane të Tregtisë me kompani që prej vitesh ushtrojnë
aktivitetin e tyre në Shqipëri.

Zëvendësambasadori amerikan, Henry Jardin tha se disa prej çështjeve që duhet të jenë objekt i përgjegjësive sociale të koorporatave vec mjedisit, janë trajnimi i personave me aftësi të kufizuara, e drejta e autorit, edukimi apo fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri.

Për zëvendësambasadorin, përtej ofrimit të shërbimit, punësimit apo detyrimeve ndaj shtetit shqiptar, sektori privat duhet ta shohë veten si partner i komunitetit dhe politikave të qeverisë mbi një sërë problemesh shqetësuese. Përfaqësues të kompanive dëshmuan angazhimin e tyre në disa projekte, në sektorë të ndryshëm.

Top Channel