Vdes regjisori Mike Nichols

20/11/2014 00:00

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare regjisori Mike Nichols, i bërë i famshëm me filmin e 1967 “The Graduate” me të cilin fitoi edhe çmimin Oscar.

Një zëdhënës i familjarëve të tij tha se Nichols ndërroi jetë të mërkurën pas një sulmi në zemër.

I lindur në Gjermani, regjisori amerikan është njëri mes 12 emrave të kinemasë që kanë fituar të katër çmimet më prestigjoze amerikane në kategorinë e filmave, Oscar, Emmy, Grammy dhe Tony.

Vepra e tij e fundit ishte në 2007 me titull “Charlie Wilson’s War ku luan Tom Hanks dhe Julia Roberts, ndërsa filma të nominuar për Oscar, vepra të tij janë edhe “Working Girl”, “The Remains if the Day”, “Silkwood” dhe “Who’s Afraid of Virginia Woolf?”

Top Channel