Tiranë, Tahiri përuron zyrat e Komisariatit nr.2

20/11/2014 00:00

Duke përuruar zyrat e reja të komisariatit numër dy në Tiranë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se, duke modernizuar shërbimet ndaj qytetarëve, është duke u krijuar një platformë komunikimi mes tyre dhe institucionit të Policisë së Shtetit.

Tahiri shprehu besimin e tij se kjo është mënyra më e mirë dhe e vetmja rrugë për të luftuar krimin e organizuar dhe kriminalitetin në tërësi.

Sipas Tahirit, volumi i shërbimeve është shumë i madh dhe këto zyra i japin zgjidhje njëherë e mirë pritjes së qytetarëve pranë Policisë së Shtetit.

“Pa burokraci, pa humbje kohe dhe mbi të gjitha duke shmangur në mënyrë totale praktikat korruptive të Policisë së Shtetit”, theksoi ministri i Brendshëm.

Top Channel