PD: Buxheti ndëshkon bujqësinë

20/11/2014 00:00

Demokratët nuk janë të kënaqur as me buxhetin për bujqësinë, pavarësisht rritjes me disa përqind të parave për të.

“Pritet që numri i përfituesve këtë vit të mos shkojë më shumë se 1500-2000 fermerë, gjithsej në të gjithë vendin. Pra, një qeverisje e ashtuquajtur e majtë, me një të rënë të lapsit, përjashton nga mundësia e financimit shumicën e fermerëve, që derdhin djersën çdo ditë nëpër fushat e Shqipërisë. Me këtë buxhet, qeveria braktis mbështetjen për bujqësinë, dhe po përgatit falimentimin e fermerëve”, tha deputeti i PD, Gjergji Papa.

Nuk subvencionohen më inputet dhe, rritja e karburantit me 20% do të rrisë çmimin me po kaq përqind për prodhimin vendas, thotë Partia Demokratike, që shton se qeveria nuk ka asnjë projekt investimi për sistemimin e tokës dhe kanalet kulluese. Paketën e qeverisë për bujqësinë e quan klienteliste.

“Qeveria po heq taksën e importit për miellin e grurit, duke dëmtuar rëndë prodhimin vendas dhe industrinë shqiptare të prodhimit të miellit. Duke simuluar kështu prodhimin e importit për interesa klienteliste të personave pranë qeverisë”, tha më tej deputeti Papa.

Top Channel