Shqiponja nuk u ndahet serbëve

20/11/2014 00:00

Një shfaqje e çuditshme ka ndodhur gjatë momenteve të këndimit të himnit serb, para miqësores me Greqinë, e cila u luajt të martën në Kretë.

Para futbollistëve serbë bien në sy 2 fëmijë të vegjël, të cilët bëjnë me duar shqiponjën dykrenare të flamurit kuqezi, një gjest që së fundmi është kthyer në një përshëndetje tradicionale shqiptare.

Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat serbe, të cilat në faqet e tyre online e kanë cilësuar si provokim, fjala më e përdorur në mediat e Beogradit, që nga mbrëmja e 14 tetorit e deri më tani.

Në fakt, në asnjë prej mediave të tyre nuk thuhet nëse ata fëmijë ishin shqiptarë apo jo, por një gjë është e sigurt. Që nga dita e “dronit” në Beograd, edhe pse serbët luajnë me grekët apo ndonjë skuadër tjetër, çdo gjest që lidhet me shqiponjën ata e quajnë provokim shqiptar.

Top Channel