Arvizu: Jo dhunës ndaj grave

20/11/2014 00:00

Gjatë një vizite në qytetin e Pukës, ku mori pjesë në Panairin e Shëndetit, ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu apeloi ndaj të gjithë shqiptarëve që të qëndrojnë larg dhunës në familje, si një ndër format më të mira, tha ai, për një shoqëri të shëndetshme.

“Burrat e vërtetë duhet t’i mbrojnë gratë e tyre dhe të mos i lëndojnë ato. Cilët nga ju burra do të mendonte se mund të lëndonte nënën e tij? Askush besoj. Atëherë mendoni të njëjtën gjë për bashkëshortet tuaja, motrat tuaja, bijat tuaja”, deklaroi Arvizu.

Po ashtu, Arvizu iu drejtua të pranishëmve duke u thënë se, nëse duan të bëjnë një ndryshim për shëndetin, ata duhet të lënë duhanin.

“Kam 4 vite që kam udhëtuar thuajse në çdo cep të Shqipërisë, por gjithmonë e kam ndjerë që ka diçka të veçante në pjesën veriore të Shqipërisë. Kur kam parë hartën kam thënë: Patjeter duhet të vizitoj qytetin e Pukës dhe dua t’ju falenderoj që jam i ftuar sot këtu”, u shpreh më tej Arvizu.

Top Channel