Wake Up ka vendosur t’u japë një ide, gjithë prindërve të perkushtuar, për t’u treguar fëmijëve të tyre pak histori.

Monumenti më i hershëm i zbuluar deri tani, mozaiku i Tiranës, ndodhet në mes të bllokut të banimit, përballë Universitetit të Sporteve. Prej vitesh ai është kthyer në një atraksion për turistët e huaj, dhe gjithnjë e më pak për ata vendas

Kjo copëz historie për ne sot shumëngjyreshe, në vitin I pas Krishtit, ka qënë dyshemeja e sallonit të një prej vilave romake të asaj kohe. Rreth e rrotull tij ndodhen një sërë objektesh të tjera, që fshehin nga një histori më vete.

Të qënit kaq pranë rrugës, ku cdo ditë kalojnë qindra automjete dhe këmbësorë, e ben këtë mozaik një prej vendeve më të prekura nga pluhurat. Ende nuk është menduar për ndonjë rikonstruksion, por në vitin 2009, është zbatuar një projekt konservues mbi të, për rreth tre muaj. Ndërsa pas tij, mozaikut dhe monumentit i kushtohen kohë pas kohë seanca pastrimi dhe mirëmbajtjeje.

Themelet e vilës romake, dhe ky mozaik, u zbuluan në vitin 1972, ndërsa po hapeshin themelet për të ndërtuar pallate përreth. Menjëherë u morën masa për ruajtjen e tij dhe specialistët kërkuan të mësonin më shumë mbi historinë që fshihte.

Top Channel