Koka në Beograd, merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare për ambientin

21/11/2014 00:00

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha se Shqipëria me shumë projekte
është duke tentuar të jetë pjesë globale e ndjekjes së ndryshimeve
klimaterike. Por, edhe ekonomia e gjelbër është një aspekt i rëndësishëm
jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për bashkëpunimin rajonal.

Në një konferencë të mbajtur në Beograd, ku ministri Koka foli edhe në një panel të veçantë, u tha se Evropa Juglindore duhet të jetë më e angazhuar në diskutimet që janë duke ndodhur në tërë botën.

“Cdokush mund të bëjë shumë për mjedisin, të mos ndoshin ndryshime të mëdha klimaterike, të cilat si pasojë sjellin edhe dëme dhe viktima njerëzore. Unë besoj sot armiku i përbashkët i të gjithë vendeve është pikërisht erozioni, është një gjë e cila jo në cdo ditë shihet për mbarë globin, por në ditë të caktuara, në vite të caktuara ndihet në vende të ndryshme të globit, ndaj edhe sensibilizimi i bërë do t’i shërbejë të ardhmes të fëmijëve tanë”, tha Koka.
 
Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, por edhe zyrtarë të tjerë të rajonit thanë se ekonomia e gjelbër mund të jetë një rast për rajonin, por sipas tyre, ndryshimet vërehen sidomos me vërshimet e këtij viti në tërë rajonin.

Top Channel