Moska paralajmëron SHBA

21/11/2014 00:00

Nga paralajmërimet e perëndimit ndaj Rusise që të mos furnizojë me armë
separatistët në lindje të Ukrainës, tani është kaluar në një tjetër
situate: është Moska që i kërkon Shteteve te Bashkuara te bejne kujdes,
duke profetizuar destabilizimin e vendit fqinj nese ëashingtoni i dërgon
armë Kievit.

“Nese Amerika ndryshon politikat e saj nga ato te ndihmës jo-vdekjeprurëse në furnizime me armë për qeverinë e Ukrainës, ky do te perbente nje faktor serioz destabilizimi i cili do te kishte pasoja te renda per balancën e pushtetit në rajon. nje ndryshim i tille i kursit te administrates amerikane ne lidhje me konfliktin e ukraines do te perbente gjithashtu shkelje te drejtperdrejte te marreveshjeve te arritura, perfshire dhe ate te siguruar me ndihmen e Shteteve te Bashkuara”, tha Alexakndër Lukashevich, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse.

Dy dite me pare, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit deklaroi se Shtëpia e Bardhë duhet të shqyrtojë mundësinë e furnizimit të Ukrainës me pasije ushtarake vdekjeprurëse.

Të dyja Dhomat e Kongresit kanë shprehur mbështetje për ndihma të tilla, por administrata Obama nuk tani nuk ka vepruar. komentet e Lukshevicit erdhen ne vigjilje te nje vizite te zevendespresidentit amerikan Joe Biden ne Kiev. Ukraina e ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se po e trajton territorin e saj si “shesh lojerash”, e po perpiqet te nxise nje lufte ne shkalle te gjere e cila mund te perbeje nje kercenim te qenesishem per vendet e NATO-s.

Ne raportin e saj me te fundit, OKB-ja vlereson se bilanci i vdekjeve ne ukraine eshte gati 1.000 ndersa shkeljet e renda te te drejtave të njeriut vazhduan pa u ndëshkuar edhe pas nënshkrimit të armëpushimit.

Top Channel