Bujqësia mbetet peng e ngastrave

21/11/2014 00:00

Bujqësia dhe blektoria shqiptare vuan nga copëzimi i tokave në parcela
shumë të vogla, të cilat janë të pafuqishme të sigurojne mekanikën
bujqësore, teknologjitë e reja, sistemet e vaditjes, transportin e më
pas daljen në treg.

Fermeret shqiptare prodhojne per te siguruar ushqimin e familjes se tyre dhe nje pjese e vogel del ne treg ne menyra primitive. Ne pjesen me te madhe te vendit mungojne fermat e mirefillta dhe organizimet e fermereve. Autoritetet kane rekomanduar gjithmone krijimin e kooperativave por nuk kane qene deklarimet e ministrave apo kryeministrave qe e kane nxitur ndertimin e tyre, por vetem tregu.

Fermeret ne te vertete kane nisur disa menyra bashkepunimi te pjesshme ne punimin e tokes kultivimin dhe shitjen e prodhimit.

Te paret qe nisen bashkimin ishin fermeret e zones se Xarres ne ekstremin me jugor te vendit. Per shkak te pozites gjeografike, afersise familjare me njeri-tjetrin dhe te detyruar nga nevoja per vaditje, ata u bashkuan dhe ne fillim nisen kultivimin e perbashket te kultures se shalqinit. Shume shpejt e braktisen, edhe per shkak te konkurrences nga zona e Lushnjes dhe Divjakes dhe aktualisht jane duke punuar vetem me kultivimin e mandarinave. Ata krijuan kooperativen, bashkuan tokat dhe kane ndare punet, me rritjen e te ardhurave sigurojne edhe mjetet e nevojshme, investimet per vaditjen, mbledhjen e prodhimit dhe marketimin e tij. Ne Lushnje e Divjake, eshte toka dhe kushtet klimaterike qe bene profilizimin e bujqesise. Perimet e kesaj zone te prodhuara ende ne ngastrat familjare apo serat ne baze familjare mundohen te dalin ne treg, por ende kane probleme me teknologjine, sistemet e vaditjes dhe kostot e larta te punimit te tokes. Ne kete zone eshte krijuar nje treg dhe nje linje per ambalazhimin por krijimi i koperativave te medha ende s’ka nisur.

Situate e ngjashme me Lushnjen eshte ne Korce, ku fermeret fokusohen te qepet, mollet dhe patatet, por ende te ndare dhe pa asnje bashkepunim per çeshtjen e sistemit ujites, tregetimit, luftimit te insekteve sin e rastin e karkalecit qe disa muaj me pare shkaterroi qindra hektare. Kooperativa e dyte qe po njeh nje forme suksesi eshte ne zonen e Bushatit ku fermeret jane bere bashke ne prodhim por ne ndare ne shitje. Misri, perimet, bimet medicinale, dhe blektoria jane me fitimprureset per ta, por gjithcka eshte e varur nga tregu dhe grumbulluesit.

Ne Kukes, Has e Gjirokaster, shume fermere ne tokat e familjes se tyre nisen te kultivojne sherebelen. Kjo ndodhi per shkak te kerkeses se madhe per kete bime medicinale dhe kostos se ulet ne rritje, por kete vit vendosja e monopolit ne mbledhjen e prodhimit dhe ulja e çmimit ka bere qe fermeret t’i largohen me shpejtesi bujqesise vetem me nje kulture per t’ju rikthyer sistemit te vjeter kur prodhonin gjithçka nga pak vetem per familjen. E njejta situate eshte edhe me ullirin dhe vreshtat, ne Berat e Vlore, Tirane e Elbasan pemtaria zhvillohet ne baze familjare dhe mungojne kooperativat. Fermeret e zones se Dumrese per shume vite iu drejtuan kultivimit te duhanit, te detyruar nga tregu por kjo kulture deshtoi nga renia drastike e çmimit te shitjes. Kjo eshte harta e bujqesise shqiptare e cila vuan nga mungesa e theksuar e teknologjise dhe kostot e larta qe vijne nga ndarja ne parcela. Fermeret bejne vete cdo sherbim dhe per buqjesine dhe blektorine dhe shume te rralla jane rastet kur ata bashkohen apo rajonalizojne prodhimet e tyre bujqesore.

Top Channel