Cruise zgjidhet për t’u bërë “i pavdekshëm”

21/11/2014 00:00

Mund të shpjegojë faktin përse ai nuk është plakur një ditë në 20 vjet, por megjithatë askush nuk mendon se Tom Cruise është i pavdekshëm. Por ai mund të luajë një rol të tillë në një riprodhim të “Highlander”.

Filmi dhe njëkohësisht serial i vjetër televiziv tregon jetën e disa të pavdekshëmve që vrasin njëri-tjetrin me prerje koke, në mënyrë që në fund të mbetet vetëm një prej tyre.

Sipas mediave amerikane, Tom Cruise është në lupën e producentëve për të luajtur rolin që për herë të parë e ka interpretuar i madhi Sean Connery në dy episodet e parë të sagës e më pas Christopher Lambert, si dhe Adrian Paul në serialin televiziv.

Aktualisht Cruise është tepër i zënë me një seri filmash sequel si “Mission Impossible 5”, “Top Gun 2” dhe “Jack Reacher: Never Go Back”.

Për herë të parë “Highlander”, me kolonën zanore të Queen, u shfaq në ekrane në vitin 1986 dhe u pasua nga disa sezone, shfaqje teatrale, novela grafike dhe video lojra.

Top Channel