Kur dashuria për kafshët është më e madhe se ajo për jetën

21/11/2014 00:00

Ndodh që dashuria për kafshët ndonjëherë të jetë më e madhe se sa vetë jeta. Një 42-vjeçare britanike i dha fund jetës së saj vetëm pak orë pasi kali me të cilin kishte garuar për një dekadë ngordhi.

Ky është fundi tragjik i Stephanie Lees, 42 vjeç nga Barnsley në Angli. Prej 1 viti e gjysmë ajo u përkujdes për kafshën e saj, i mbetur i dëmtuar gjatë një gare.

Të gjithë ishin në dijeni të lidhjes së veçantë mes 42-vjeçares dhe kalit të quajtur Jake, por askujt nuk i shkonte në mendje një zgjedhje kaq ekstreme prej saj.

“Stephanie nuk mundi të përballej me realitetin e të jetuarit pa Jake dhe vendosi t’i bashkohet atij. Humbja e Jake i copëtoi zemrën”, deklaroi Jo Lees, e ëma e Stephanie.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel