Lufta kundër krimit financiar, mblidhen krerët e institucioneve

21/11/2014 00:00

Kreret e agjencive kryesore të zbatimit të ligjit në vend janë mbledhur
në një takim të posaçëm për shkëmbimin e informacionit në luftë kundër
krimit financiar.

Shkëmbimi i informacionit për hetimet në luftën kundër korrupsionit mendohet te jete nje shtyse per goditjen e aseteve kriminale.

Prokurori i Pergjithshem tha pas takimit se, eshte e domosdoshme grupimi i te gjitha institucioneve ne kete lufte.

“Memorandumi i ri i bashkëpunimit, krahas risive të reja që do të sjellë në futjen në këtë grup institucionesh, të cilat bashkëpunojnë në një sërë institucionesh të reja, të cilat janë pjesë e kësaj strukture do të forcojë bashkëpunimin me institucione të tjera ndërkombëtare, për të mbledhur të dhëna në funksion të hetimit që ne kryejmë”, tha kryeprokurori Adriatik Llalla.

Ndersa ministri i Brendshem theksoi se prioritet mbetet lufta ndaj aseteve kriminale. Per te memorandum i ri eshte i nevojshem.

“Vendosëm që një grup i përbashkët pune ndërmjet gjithë agjencive të marrin rishikim instrumentat e bashkëpunimit, memorandumin nga njëra anë dhe ndryshimet potenciale në kuadrin ligjor nga ana tjetër, siç vendosëm që të gjithë agjencitë ligjzbatuese të rakordojnë mbi baza mujore, hetimet e përbashkëta në kuadër të luftës kundër krimit ekononomik dhe financiar, pastrimit të parasë dhe për të kulmuar në hetimin e pasurive të pajustifikuara. Ne jemi shumë të vendosur që bota e krimit të mos i gëzojë paratë që ka fituar nga aktiviteti kriminal”, tha Tahiri.

Ne takim, merrnin pjese shefi i SHISH, ministri i Financave, Drejtoresha e Doganave, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe zyrtarë të tjerë.

Top Channel