Faza “knock-out” e “The Voice”

21/11/2014 00:00

“The Voice of Albania”, nga sot mbrëma hyn në një tjetër fazë, atë të “knock-out”-it.

Çdo trajner do të ketë nga tetë konkurrentë në skuadër. Ata do të vendosen dy e nga dy përballë njëri-tjetrit, duke krijuar kështu një garë prej katër çiftesh brenda së njëjtës skuadër.

Do të jenë katër, konkurrentët që do të largohen përfundimisht, pa pasur më një shans të dytë, ashtu sikurse ndodhte në fazën e sapopërfunduar.

Zgjedhja e trajnerëve tani do të jetë edhe më e vështirë, pasi rrethi i më të mirëve sa vjen e ngushtohet.

Pas dy javëve të fazës së “knock-out”-it, Alma, Sidriti, Elsa dhe Genci do të kalojnë në netët e fazës “live”, me nga katër konkurrentë secili, në garë për zërin më të mirë të Shqipërisë.

Top Channel