Emigracioni, republikanët kërcënojnë Obamën

21/11/2014 00:00

Vendimi i Presidentit amerikan Barack Obama për të kaluar një akt ekzekutiv duke anashkaluar Kongresin dhe që u garanton 5 milion emigrantëve të paligjshëm qendrimin në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar reagimin e republikanëve që kërcënojnë se do të ndërmarrin hapa për ta bllokuar ligjin.

Boehner tha se Dhoma e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët, do të ndërmarrë së shpejti nisma për bllokimin e këtij akti, por pa specifikuar rrugët që do të ndiqen për bllokimin e këtyre nismave.

Në një fjalim televiziv, Presidenti i Barack Obama shpalosi planin e tij për emigracionin. Ai tha se ajo që po propozohet nuk ofron amnisti masive, po as nuk lejon deportime në masë.

“Në qoftë se ju i plotësoni kriteret, ju mund të fitoni të drejtën me ligj. Nëse ju jeni një kriminel atëherë do të dëboheni”, u shpreh Obama. Gjithashtu ai shtoi se emigrantët pa dokumenta që ndodhen në SHBA prej të paktën 5 vjetësh dhe kanë fëmijë me shtetësi amerikane, ose me dokumenta të rregullta nuk do të deportohen.

Këta emigrantë duhet të kalojnë kontrollin e biografisë për të vërtetuar se nuk kanë pasur probleme me ligjin dhe të jenë të gatshëm të paguajnë taksa.

“Kjo është tërësisht në përputhje me veprimet e mëparshme të presidentëve, të cilët kanë ushtruar autoritetin e tyre ekzekutiv”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Senati Amerikane e aprovoi ne 2013-ten paketën e reformave në emigracion, por Dhoma e Përfaqësuesve nuk e dha dritën jeshile. Republikanët kërkojnë bashkëpunim, siç tha kryetari i Dhomës se Ulet, John Boehner, do të luftojnë dhëmb për dhëmb me presidentin nëse vazhdon të ndjekë rrugën e nisur. Për kritikët, reforma do të kishte kosto shumë të lartë, edhe pse mjaft ekspertë besojnë se ajo do ta zgjeronte ekonominë amerikane.

Presioni i presidentit për reforma në politikat e emigracionit filloi vitin e kaluar menjëherë pas kapërcimit të frikës për një krizë të re financiare dhe rihapjes së qeverisë.

Top Channel