Qeveria nuk realizon investimet

21/11/2014 00:00

Ndonëse ministri i Transporteve ishte në Kuvend për buxhetin e vitit të
ardhshëm, deputetët kanë kërkuar sqarime për realizimin e dobët të
investimeve këtë vit.

Sipas të dhënave zyrtare deri në fund të tetorit, Qeveria realizoi vetëm 55 për qind të programit vjetor të investimeve.

“Ja ku jemi këtë vit, i kemi ato fonde dhe kërkohet një stërmundim i madh në fund të vitit, për të realizuar objektivin që duhet arritur. Kjo do të thotë që ne duhet t’i mëshojmë cilësisë së shpenzimeve”, tha deputeti socialist, Anastas Angjeli.

“Këto para që ne ndajmë në buxhetin e shtetit për këto sektorë jetikë që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me cilësine e njerëzve mbeten po prapë aty. Edhe me aktin normativ e demonstruam këtë, por do të duam që demonstrohet një veprimtari ekzekutive të përditshme”, tha kreu i Komisionit, Erjon Braçe.

Top Channel