Ditari i një femre që iu bashkua ISIS-it

21/11/2014 00:00

Numri i femrave që kanë udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut për t’u martuar me ekstremistët e ISIS-it, shkon në disa qindra, madje disa dhjetra janë nga Europa.

Luftimet e ashpra dhe situata e krijuar e bëjnë të pamundur marrjen e informacioneve se si është të jesh gruaja e një xhihadisti, ndaj e vetmja mënyrë për ta mësuar këtë janë rrjetet sociale.

Pikërisht në njërin prej tyre, një mjeke malajziane poston vazhdimisht detaje nga jeta e saj si bashkëshorte e një ekstremisti marokien të ISIS-it.

E vetëquajtur “Shams”, mjekja 26-vjeçare braktisi jetën e qetë në vendlindjen e saj për t’iu bashkuar kalifatit. Në fotot e publikuara prej saj në Twitter ndodhet edhe ajo e ceremonisë martesore e shoqëruar me mbishkrimin: “Bashkë përgjithmonë, deri kur martirizimi të na ndajë”.

Më tej nuk mungon as humori. “Pas shumë mesazheve që kam marrë, po postoj një ‘selfie’ timen dhe të bashkëshortit tim”. Ky është shënimi që shoqëron fotografinë e një statoskopi të mbështjellë rreth një kallashnikovi.

“Shams” thotë se ka udhëtuar në Siri në shkurt të këtij viti dhe se ishte e emocionuar që do të martohej me një xhihadist, pavarësisht se nuk e kishte takuar asnjëherë më parë dhe as e fliste gjuhën e tij.

Pjesa më e madhe e publikimeve të saj përkufizojnë marrëdhënien martesore me xhihadistin e saj. Për momentin është e pamundur verifikimi i vërtetësisë së pretendimeve të 26-vjeçares.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel