Basha, apeli i fundit për protestën: Po bashkojmë qytetarët e pakënaqur

21/11/2014 00:00

Eshtë konceptuar si një paraprotestë, takimi i kryetarit të demokrateve
Lulzim Basha me të rinjtë që është edhe apeli i fundit publik për t`u
bashkuar në mesditën e së shtunës në marshimin nga sheshi “Skënderbej”
drejt sheshit përpara selisë së Qeverisë.

“Me zërin e rinisë, me zërin tuaj të fuqishëm dhe të bashkuar do të flasin të shtunën të gjithë qytetarët shqiptarë për t’i dhënë një mesazh të fuqishëm Qeverisë të papërgjegjshme, të padrejtë dhe të paaftë të Ilir Metës dhe Edi Ramës, që e ka pllakosur Shqipërinë dhe e ka zënë për fyti në darën e krizës ekonomike dhe të mjerimit”, tha Basha.

Pavaresisht se thirrjet per proteste jane bere nga selia e demokrateve, kryetari i tyre u kujdes te sqaronte se Partia Demokratike vetem po bashkon qytetaret e pakenaqur dhe grupet e interesit.

“Në protestë për t’i thënë kësaj qeverie, jo rritjes së çmimit të energjisë, jo rritjes së taksave, jo rritjes së tarifave për studentët, jo shtetit policor”, tha kreu i PD-së.

Lulzim Basha shprehu bindjen se Qeveria do te terhiqet nga ai qe quajti revanshi kunder qytetareve, por per kete shprehu vitedijen se suksesi eshte pjesemarrja ne proteste.

“Kryengritja e demokracisë quhet pjesëmarrje dhe pjesëmarrja quhet bashkim, sepse të gjithë të bashkuar nesër jemi të pathyeshëm. Nuk ia dalim dot as të na injorojnë, as të na shpërfillin. Do të detyrohen të dëgjojnë zërin e popullit, ose të përballen me realitetin e cdo shoqërie të lirë dhe të hapur. realiteti është se populli është i përhershëm, por qeveritë bien, qeveritë rrëzohen. Kjo protestë e përditshme e shpirtit e të gjithë shqiptarëve le të bashkohet dhe të derdhet lumë në sheshin “Skëndërbej” të shtunën në mesditë”, tha Basha.

Top Channel