Të përgatisësh një mëngjes artistik

21/11/2014 00:00

Është shumë e vështirë që t’i mbushësh mendjen fëmijëve që të hanë një mëngjes të bollshëm para se të shkojnë në shkollë, por një nënë kreative ka gjetur mënyrën që 4 fëmijët e saj ta mbarojnë të gjithë ushqimin.

Anne Widya nga Hong Kongu i jep forma të ndryshme vezëve të skuqura dhe e zbukuron pjatën me proshutë e perime duke krijuar panorama të mrekullueshme. Gruaja është bërë e famshme në internet që kur nisi të postonte foto nga mëngjeset që përgatiste.

“Gjithmonë i zbukuroja pjatat e fëmijëve, por ishin gjëra të thjeshta. Pasi postova për herë të parë një foto në vitin 2012, njerëzit e pëlqyen shumë dhe më kërkonin të postoja të tjera. Që atëherë nisa të bëja gjëra më të vështira”, thotë Anne.

Për mëngjesin e 4 fëmijëve të saj, nëna nga Hong Kongu shpenzon rreth 1 orë kohë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel