Vera Laçi është shembulli më i mirë i një gruaje që nuk dorëzohet kurrë, me gjithë vështirësitë e jetës.

Dy vite pasi humbi djalin e saj të vetëm, në një aksident rrugor, ajo ka birësuar një fëmijë.

Prej mëse një muaji, jeta e saj ka ndryshuar plotësisht. Ajo është investuar me gjithë dashurinë e saj te Dea.

* Nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” sërish kanë treguar ndjeshmërinë e tyre ndaj ambientit.

Për të dytin vit, ata i janë bashkuar nismës “Të pastrojmë Shqipërinë”. Bashkë me nxënësit kanë qenë edhe stafi i mësuesve, si dhe drejtoresha e shkollës, zonja Emanuela Berberi.

* Më shumë se 5 milionë emigrantë të paligjshëm në SHBA nuk do të deportohen nga vendi.

Gjithçka falë një reforme për emigracionin nga Presidenti Obama, e konsideruar historike. Kjo lloj amnistie do të favorizojë edhe emigrantë shqiptarë të ndodhur në Amerikë.

* Erion Dula, vetëm 8 vjeç, është një pianist mjaft premtues.

Talenti i muzikës nga Rahoveci, në Kosovë, mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Këngës për Fëmijë, në Gjakovë, ku fitoi çmimin “Debutuesi më i mirë”.

Top Channel