Vlorë, përplasen dy makina, vdes 50-vjeçarja

21/11/2014 00:00

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një gruaje 50-vjeçare ka ndodhur pasditen e së premtes në Vlorë, në zonën e Ujit të Ftohtë.

Nga përplasja e dy makinave është plagosur edhe një grua tjetër.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Top Channel