Ndalimi i vjedhjes së energjisë, inspekton Ministri Koka

21/11/2014 00:00

Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka marrë pjesë në aksionin e nisur nga
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për prerjen e lidhjeve
te paligjshme.

Aksioni radhës u përqendrua në zonën e Tiranës së Re pas Universitetit të Arteve në Tiranë. Ministri Koka tha se dëmi prej 150 milion euro në vit i konvertuar në investime për mjedisin do të sillte të mira të pakrahasueshme për të gjithë.

“Duhet të kontribuojmë të gjithë së bashke sepse nëse do kishim sot ato 150 mln euro do të thotë të kishim 30 mijë hektarë pyje më shumë, një Shqipëri pa mbetje urbane në territorin shqiptar, një turizëm më të zhvilluar, ndaj ky aksion duhet përkrahur dhe duhet përshëndetur dhe të mos ketë asnjë lloj rezistence nga qytetarët”, tha ministri Koka.

Duke e parë në këndvështrimin e qytetarit Koka theksoi se ky aksion duhet përkrahur dhe nga qytetarët për t’i dhënë fund njëherë e mirë vjedhjes së energjisë në kurriz të konsumatorëve të rregullt.

Në aksionin e së premtes merrte pjesë edhe kreu i OShEE, Arben Seferi.

Top Channel