Madonna kritikon fotot e Kimit

21/11/2014 00:00

Edhe Madonna iu shtua listës së VIP-ave që kanë kritikuar Kim Kardashianin për pozat e saj krejtësisht nudo në kopertinën e revistës ‘Paper’ rreth një javë më parë.

Këngëtarja 56-vjeçare postoi një foto të vjetër të saj “topless”, por gjoksi i mbuluar me një shirit të zi ku shkruhet CENSORED.

“E çuditshme. Gjoksi është i ndaluar dhe provokativ, por të nxirrke b… nuk paska problem”, shkroi Madonna.

56-vjeçarja gjithmonë është kritikuar për faktin se ka ekpozuar gjoksin nëpër revista apo parada mode.

Top Channel