Kenia, vriten 28 pasagjerë të një autobusi

22/11/2014 00:00

Një masakër e vërtetë ka ndodhur në veri të Kenias, ku anëtarë të grupit al-Shabab kanë vrarë 28 pasagjerë të një autobusi. Pasi e ndaluan autobusin, militantët e grupit terrorist veçuan ata që nuk ishin myslimanë dhe i vranë.

Ngjarja ka ndodhur në Mandera, pranë kufirit me Somalinë.

Që nga viti 2011, al-Shabab, grup që ka bazën në Somali, ka kryer sulme terroriste në Kenia.

Pas këtij sulmi, zyrtarët lokalë thanë për mediat se qeveria ka dështuar në plotësimin e kërkesave të tyre për siguri më të lartë.

Top Channel