PD, qindra mbështetës nisen drejt Tiranës

22/11/2014 00:00

Qindra mbështetës të Partisë Demokratike janë nisur drejt Tiranës me autobus për t’u bashkuar në mesditën e së shtunës në marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt sheshit përpara selisë së Qeverisë.

Autobusë me mbështetës të opozitës janë nisur nga Kukësi, Dibra, Berati, Kuçova, Vlora etj.

Ndërkohë, Policia e Shtetit publikoi masat që do të merren ditën e shtunë për të garantuar sigurinë në protestën e thërritur nga Partia Demokratike.

Në një njoftim për mediat, Drejtoria e Policisë së Tiranës thotë se duke filluar nga ora 10:00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza”.

Një orë pas këtyre masave, do të ndalohet qarkullimi në të gjitha këto zona të lartpërmendura, shto këtu edhe sheshin “Italia”.

Në njoftim Policia e Shtetit shprehet se është e përgatitur për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Top Channel