Tiranë, çelet muzeu “Bunk`Art”

22/11/2014 00:00

Për herë të parë, gati çerek shekulli pas rënies së komunizmit, në Tiranë hapet bunkeri antibërthamor që kishte ndërtuar Qeveria komuniste dhe ku do të strehohej udheheqja e lartë në rast të një sulmi bërthamor ndaj Shqipërisë.

Tuneli qe ndodhet ne periferi te Tiranes eshte kompozuar ne formen e nje muzeu dhe eshte hapur sot ku eshte i pranishem edhe Kryeministri Rama dhe ambasadori amerikan.Muzeu do të qëndrojë i hapur deri në fund të dhjetorit dhe cdokush mund të shkojë ta vizitojë për të shuar kureshtjen.

Linja historike, muzeale dhe artistike, bëhen bashkë për të përcjellë tek vizitorët mesazhe të qarta për dy periudhat më të diskutuara të historisë tonë, periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe atë të regjimit komunist në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e Kulturës, Mirela Kumbaro, shoqëruar nga ambasadori amerikan Alexander Arvizu, ambasadori italian Masimo Gajani, hapën dyert e këtij bunkeri që tashmë është shndërruar në një video-muzeale.

E organizuar nga kryeministria, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Mbrojtjes, kjo veprimtari e pazakontë zbulon përmes shumë formave shprehëse, mesazhet që janë përcjëllë brenda këtij bunkeri që simbolizon izolimin e Shqipërisë komuniste, por edhe përballjet e vazhdueshme mes bllokut komunist e perëndimit gjatë luftës së ftohtë.
 
Aktiviteti organizohet në përkujtim të 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët dhe 25-vjetorit të rënies së murit të Berlinit.

Top Channel