Obama nuk tërhiqet për emigrantët

22/11/2014 00:00

Barak Obama, jo vetëm nuk jep asnjë shenjë zbrapseje përpara reagimit të
ashpër republikan, por përkundrazi, pas breshërit të kritikave që mori
për përdorimin e fuqive të veta ekzekutive, presidenti amerikan deklaroi
se do të këmbëngulë për thellimin e reformës në emigracion.

“Nuk kam zgjidhje tjeter pervecse te kaloj ne veprim”, u shpreh shefi i Shtepise se Bardhe qe akuzoi republikanet se bllokuan projektligjin ne Kongres. Obama nuk u ndal me kaq, pori shtoi deklaratave te tij te forta edhe zotimin per ta bere reformen e perhershme nje realitet.

“Nuk do te dorezohem kurre. Ne do te vazhdojme te punojme me anetaret e kongresit qe kjo reforme te jete perfundimtare. Por derisa te vije ajo dite, jane disa veprime te cilat kam autoritetin ligjor t`i ndermarr e qe do te ndihmojne per ta bere sistemin tone te emigracionit me te drejte e me te ndershem. Kur anetaret e Kongresit vene ne dyshim autoritetin tim per ta bere sistemin e emigracionit te funksionoje me mire, atehere une per ta kam nje pergjigje shume te thjeshte: miratoni projektligjin”, tha Obama.
 
Levizja e presidentit nenkupton se gati 5 milione emigrante te paligjshem ne Shtetet e Bashkuara do te kene te drejte te aplikojne per leje punesimi. Republikanet argumentojne se nje hap i tille do te inkurajoje edhe me shume njerezit qe te hyjne ne amerike ne menyre te paligjshme.  

Aktualisht, ata jane duke peshuar pergjigjen qe do t`i japin veprimit ekzekutiv te presidentit, por dilema me te cilen perballen eshte sesi do t`i kundervihen reformave te tij ne emigracion pa u armiqesuar me votuesit hispanike, mbeshtetja e te cileve do t`u nevojitet shume ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Obama kembenguli ne me shume se nje rast te sqaronte se plani i tij, i cili perben dhe reformen me te madhe te ketij lloji qe prej viteve 80`, nuk shkon ne amnisti. Nje amnisti massive do te ishte e padrejte, tha presidenti, por edhe deportimet massive do te jene te pamundura dhe ne kundershtim me karakterin e vendit tone. Ne nuk e ngritme statujen e lirise me shpinen e kthyer nga bota.

“Ne e ngritem me driten e saj qe shkelqen duke e terhequr boten”, shtoi ai. Me heret, republikani John Boehner, kryetar i Dhomes se Perfaqesuesve, u shpreh se veprimet e Obames kane sabotuar çdo mundesi per miratimin e reformave nderpartiake, e kane demtuar sipas tij edhe vete presidentin qe siç tha beri nje sjellje te njeanshme prej mbreti apo perandori, duke mos vepruar permes nje procesi demokratik.

Top Channel