Diskutimi mbi futbollin ndihmon personat me sklerozë

22/11/2014 00:00

Të flasësh për futbollin ndihmon personat me sklerozë. Ky është përfundimi i një studimi të realizuar në Spanjë nga Laura Coll dhe Sara Domenech.

Mjekja dhe psikologia e Universitetit Autonom të Barcelonës mendojnë se kujtimi i episodeve të ndeshjeve “rrit përqendrimin dhe i bën mirë anës shpirtërore të pacientëve”.

“Kemi nisur një projekt në Barcelonë dhe Valencia duke formuar grupe diskutimi. Këtë projekt do e zgjerojmë edhe në qytete të tjera”, shpjegoi Coll.

Top Channel